Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të enjten se Izraeli do ta kishte vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, nëse do t’i vinte mundësia gjatë luftës 12-ditore mes të dyja vendeve, ka raportuar Reuters.
“Vlerësoj se nëse Khamenei do të kishte qenë në shënjestrën tonë, ne do ta eliminonim”, është shprehur Katz në një intervistë për transmetuesin publik izraelit “Kan”. “Por Khamenei e kuptoi këtë, u fsheh nën tokë në thellësitë më të mëdha, si dhe ndërpreu kontaktet me komandantët që zëvendësuan komandantët e vrarë, kështu që në fund nuk ishte realiste”.
Që në fillim të luftës, sulmet ajrore izraelite lanë të vdekur disa komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë të Iranit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kishin sugjeruar kohë pas kohe, gjatë zhvillimi të luftës, se jeta e Khameneit mund të jetë në rrezik, përderisa ndryshimi i regjimit mund të ishte rezultati përfundimtar i luftës që përfundoi me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
-
Irani përgatitet për varrosjen e Khameneit, Izraeli kërcënon me vrasjen e pasardhësit të tij
-
Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit
-
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u vra në mes të ditës lideri iranian?
-
Irani konfirmon vdekjen e Khameneit
-
Trumpi thotë se janë eliminuar 48 udhëheqës iranianë, Teherani zotohet për hakmarrje