Një 18-vjeçar ka hapur zjarr brenda një shkolle të mesme në rajonin e Dallasit, duke lënë të lënduar katër persona para se të ikte nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet kanë bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur në shkollën e mesme Timbervieë në Arlinton të Texasit.
Gjatë një konference për media, autoritetet e rendit kanë konfirmuar se të shtënat kanë shpërthyer pas një zënke jashtë godinës së shkollës.
Policia është vënë menjëherë në kërkim të sulmuesit, të cilin e ka identifikuar si Timothy George Simpkin.
Zëvendësshefi i Policisë në Arlington, Kevin Kolbye, ka njoftuar se dy nga të lënduarit në këtë incident kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.
Ai ka specifikuar se tre prej tyre janë dërguar në spital, porse i lënduari i katërt ka refuzuar trajtimin
-
Sulm i armatosur brenda një shkolle në Turqi, mbi 16 të plagosur
-
Dy fëmijë të vdekur nga sulmi në një shkollë katolike amerikane
-
Një 17-vjeçar vret një nxënëse dhe plagos dy të tjerë në një shkollë në SHBA
-
Detaje të reja për sulmin me armë në shkollën në Wisconsin të SHBA-së
-
Tre të vdekur e gjashtë të plagosur në sulmin në një shkollë në SHBA