E dashura e “monstrës” së Las Vegas, Stephen Paddock, është kapur nga FBI-ja pasi u rikthye në SHBA nga Filipinet.
Marilou Danley u dërgua në Los Anxhelos në një fluturim nga Manila në mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësja e imigracionit në Filipine tha mëngjesin e sotëm se Danley kishte ardhur në Filipine më 25 shtator në një fluturim nga Hong Kongu.
Pra ajo kishte mbërritur në Manila pothuajse një javë para se i dashuri i saj, Stephen Paddock, të vriste 59 persona në një festival muzikor në qytetin e kazinove.
Komandanti i departamentit të policisë së Las Vegasit ka thënë Danley është konsideruar një “person me interes” në hetimet për ngjarjen e rëndë që la më shumë se 500 të plagosur.
Ndërkohë Filipinet tha se autoritetet lokale të imigracionit kanë bashkëpunuar për hetimin me zyrtarët amerikanë.
-
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës: Në aksionin e SHBA-së u vra ekipi i sigurisë së Maduros
-
Kapet në Angli një nga personat më të kërkuar nga FBI
-
Dokumentari i TMZ-së ngre dyshime se Marilyn Monroe mund të mos jetë vetëvrarë
-
PSG-ja feston titullin evropian pas natës së zjarrtë
-
Ish-e dashura e këngëtarit të “Why Don't We” akuzohet se tentoi ta punësonte një vrasës për ta eliminuar atë