Stephen Paddock, i armatosuri që vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në Las Vegas të dielën, kishte vendosur kamera brenda dhe përreth hotelit ku po qëndronte.
“Dy kamera në korridor dhe një tjetër tek vrima e çelësit i kishin mundësuar për të parë nëse ndonjë pjesëtar i sigurisë po afrohej”, tha policia.
Zyrtarët ende janë në kërkim të motivit se pse Paddock 64 vjeçar, kreu sulmin në koncertin nga Hotel Mandalay Bay, transmeton kp.
Megjithatë, ajo që dihet është se gjithçka ishte planifikuar mirë.
Autoritetet në Las Vegas e kanë thënë se numri i të vdekurve është 59, duke thënë se një nga viktimat ishte edhe vet autori i sulmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmuesi në Las Vegas kishte planifikuar edhe masakra të tjera
-
Publikohen fotot e armëve me të cilat u krye sulmi në Las Vegas
-
Shkon në 50 numri i të vdekurve në Las Vegas, policia vret sulmuesin
-
Mbi 20 të vdekur e 100 të lënduar në Las Vegas
-
Ish-profesori raportohet se ishte dorasi në sulmin në Universitetin e Nevadas