Botë

Kapet në Angli një nga personat më të kërkuar nga FBI

F BI

Një i dyshuar për dy sulme me bomba, i cili ishte një nga personat më të kërkuar nga FBI-ja, i zhdukur për 21 vjet, do të paraqitet këtë javë në gjykatë për të vendosur nëse do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza.

FBI beson se Daniel Andreas San Diego ka lidhje me grupe ekstreme për të drejtat e kafshëve dhe është i dyshuari kryesor për një seri sulmesh me bomba në zonën e Gjirit të San Franciskos në vitin 2003.

Ish-agjentët e FBI-së kanë deklaruar kishin humbur disa mundësi për të arrestuar 47-vjeçarin përpara se ai të zhdukej dhe pretendojnë se gjetën një “fabrikë bombash” në veturën e tij të braktisur në Kaliforni.

San Diego u gjet vitin e kaluar, 8,000 km larg, në një shtëpizë në veri të Uellsit.

San Diego, për të cilin ishte shpallur një shpërblim prej 250,000 dollarësh, do të përballet me një seancë ekstradimi pesëditore në Gjykatë në Londër që fillon të hënën, për të vendosur nëse Mbretëria e Bashkuar do ta dorëzojë atë në SHBA për t’u përballur me një urdhër arrestimi federal.