Katër të dyshuar të rangut të lartë, anëtarë të një kulti në Korenë e Jugut, janë arrestuar në Fiji.
Dy u deportuan, por një vendim gjyqësor i ndaloi të tjerët që të largoheshin.
Kisha “Grace Road” u bë famëkeqe pasi 400 anëtarët e saj u zhvendosën në Fiji në vitin 2014 duke pretenduar se do të ishin të sigurt nga katastrofa natyrore që ishte afër. Kulti u themelua mbi idenë e ditës së fundit të botës.
Themeluesi i tij, Shin Ok-ju, u burgos më 2019 për mbajtje të ndjekësve të tij në Fiji dhe duke i bërë ata subjekt të dhunës.
Kisha mohon se është kult, si dhe pretendimet për abuzim, raportoi BBC.
Edhe
“Mbreti i kriptovalutave” do të ekstradohet nga Mali i Zi në Kore të Jugut
Por, anëtarët që u kthyen në Korenë e Jugut e kanë akuzuar Shinin për konfiskim të pasaportave të tyre dhe se i ka mbajtur ata paligjshëm.
Ata kanë pretenduar se Kisha i detyron të punojnë dhe organizon rrahje rituale aq të ashpra sa kanë çuar në vdekjen e një anëtari.
-
Dikur hero, pastori tani dënohet për abuzimin seksual të atyre që i ndihmoi të ikin nga Koreja e Veriut
-
Koreja e Jugut lëshon urdhërarrest për themeluesin e Terras
-
Shkaku i sigurisë, ish-përzgjedhësi i Koresë së Jugut shkon në SHBA
-
Ish-magnati i kriptovalutave dënohet me 15 vjet burgim për mashtrim 40 miliardë dollarësh