Një pastor në Korenë e Jugut, një kohë i quajtur hero se ndihmoi qytetarët e Koresë së Veriut, është burgosur për abuzim seksual të adoleshentëve verikoreanë.
Chun Ki-won është dënuar me pesë vjet për abuzim të të miturve në konviktin e tij në Seoul.
Pastori ishte parë si figurë heroi për dekada me njerëzit që e përgëzonin për ndihmën ndaj verikoreanëve të cilët i iknin regjimit të Koresë së Veriut.
Ai ishte arrestuar në shtator në kryeqytetin korean, raportoi BBC.
Policia e ka akuzuar për ngacmimin e gjashtë adoleshentëve verikoreanë, përfshirë dezertorët që flinin në konviktin e shkollës së tij.
Edhe
Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual
Chun ka mohuar akuzat, por një gjykatë ka thënë se dëshmitë e viktimave janë prova “të pakundërshtueshme”.
“Viktimat po japin deklarata të qëndrueshme dhe përfshijnë përmbajtje që nuk mund të thuhen pa përvojë të drejtpërdrejt nga situata”, ka thënë Gjykata Qendrore e Seoulit.
Ai u shpall fajtor në pesë nga gjashtë rastet për abuzim ndaj të miturve – disa prej të cilëve kishin ikur vetëm e disa me familjet e tyre nën udhëzimet e Chunit.
Chun ka krijuar Durihanan, një nga organizatat joqeveritare më të njohura jugkoreane e cila i ndihmon verikoreanët të ikin përmes Kinës.
Ai ka pretenduar se ka ndihmuar më shumë se 1,000 verikoreanë të ikin nga regjimi i familjes Kim përgjatë 25 vjetësh.
Edhe
Tregtia seksuale brutale ndërtuar për ushtarët amerikanë
Puna e tij – që përfshin hapjen e shkollës alternative për fëmijët verikoreanë – u mbuluar gjerësisht, si temë dokumentarësh e artikuj lajmesh, duke përfshirë BBC-në, CNN-in, The New York Times dhe National Geographic.
Mediat shpesh e kanë krahasuar atë me Oskar Schindler, një biznesmen që pati shpëtuar më shumë se 1,100 hebrenj gjatë Holokaustit.