Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Koreja e Jugut lëshon urdhërarrest për themeluesin e Terras

Pas një hetimi që ende vijon lidhur me kolapsin e ekosistemit të Terras, një gjykatë në Seul lëshoi një urdhërarrest për Do Kwon, shefin dhe themeluesin e Terraform Labs, raporton Bloomberg.

Urdhërarresti është lëshuar në lidhje me një shkelje të rregullave të tregut dhe ka shkuar edhe për pesë individë të tjerë të cilët aktualisht jetojnë në Singapor.

Kwoni e gjeti veten në qendër të një prej shpërthimeve më të mëdha të kriptove kur TerraUSD, e njohur gjithashtu si UST, u shkatërrua nga dollari dhe rrëzoi ekosistemin që ai kishte ndërtuar. Kolapsi në maj tronditi besimin në sektorin e aseteve digjitale, i cili ende nuk ka rikuperuar shumë nga humbjet.

Vetëm dy ditë pas kësaj, vlera e Bitcoinit ra nga 40 mijë në 27 mijë dollarë.

Pavarësisht hetimeve lidhur me kolapsin e Terras, Kwon ka mohuar akuzat se projekti i tij ishte mashtrim. Madje ai pretendon se vetë kishte humbur të gjithë pasurinë.