Botë

Kapen 20 tonë duhan ilegal në Australi

Policia në Australi ka sekuestruar 16 tonë duhan ilegal nga një pronë në shtetin e New South Walesit.

Hetimi nga zyra e taksave në Australi pas informacioneve që morën muaj më parë.

Autoritetet australiane kanë thënë se duhani kap vlerën e 20 milionë dollarëve në tregun e zi, por kanë shtuar se këtë vlerë nuk do ta fitojë krimi i organizuar.

Policia në Australi ka thënë se taksa për këtë sasi të duhanit do të kushtonte 28 milionë dollarë.

Autoritetet kanë djegur duhanin pas bastisjes në pronën e të dyshuarve të mërkurën e javës së kaluar.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar teksa hetimi po vazhdon.

Të gjithë ata që kapen duke kultivuar jashtëligjshëm duhan, përballen me dënim deri në 10 vjet burgim.