Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e një sasie të duhanit të përpunuar.
“Zyrtarët doganorë, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta. Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 euro, ndërsa shmangiet nga taksat doganore janë vlerësuar në 3,468.00 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, thuhet se malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan pa dokumentacion në Prishtinë
-
Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan