Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, deputetët përplasen mes vete

Kuvendi i Malit të Zi është përballur me kaos gjatë seancës të së enjtes. Deputetët e qeverisë dhe opozitës janë përplasur mes vete.

Por situata e tensionuar nisi qysh në mëngjes para ndërtesës së Kuvendit në Cetinje.

Mbështetësit e partisë opozitare DPS protestuan për kryetarin e Kuvendit, Andria Mandiq. Protestuesit qëlluan deputetët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me topa dhe fishekzjarrë.

Deputetët iu përgjigjën duke ngritur tre gishta.

Pasi nisi seanca, ajo u ndërpre për shkak të përplasjes verbale mes deputetëve. Kryetari i Kuvendit dha pesë minuta pushim, për t’u kthyer më pas në normalitet.

Andria Mandiq gjatë diskutimit ka thënë se nuk është i sigurt se ata që protestojnë sot janë vërtet nga Cetinja.

VIDEO:

 

Artikuj të ngjashëm