Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kandidati francez me hologram në 10 tubime zgjedhore

Kandidati i së majtës ekstreme në Francë, Zhan-Luc Melenchon, ka mbajtur fushatë para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Teksa ka folur nga Lille, ai me hologram ka paraqitur veten në 10 tubime të tjera zgjedhore përreth Francës. Me ndihmën e teknologjisë, kandidati presidencial i së majtës ekstreme ka mbajtur fjalim para 20 mijë personave.

Gjatë këtij tubimi, ai ka folur për angazhimin e Francës në betejën kundër krizës klimatike, për ngritjen e pagave për punëtorët dhe në lidhje me pozitën e tij për luftën në Ukrainë. Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 10 prill, ndërkaq rundi i dytë do të mbahet më 24 prill, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën në rundin e parë.

Në vitin 2017, karizmatiku Melenchon dështoi të arrinte rundin e dytë, në të cilin presidenti Emmanuel Macron mposhti ekstremen e djathtë, Marine le Pen.