Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, ndodhet sot në Paris, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, dy ditë pasi mori zyrtarisht detyrën.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka rezervuar një pritje të ngrohtë për liderin gjerman. Ata gjithashtu u zotuan për të mbajtur të fortë boshtin franko-gjerman.
“Katër vitet e fundit kam punuar me Angela Merkelin për të gjitha këto çështje. Unë e di që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të ngushtë së bashku, i dashur Olaf”, deklaroi Macron në një konferencë për shtyp.
Scholz u shpreh se në takim u diskutua se si Franca dhe Gjermania mund të punojnë së bashku për ta bërë Evropën më të fortë.
Artikuj të ngjashëm