Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur për drekë kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe zyrtarë të tjerë që shpresojnë të zbusin tensionet midis dy vendeve sa i përket dallimeve për energjinë, shkroi “Al Jazeera” të mërkurën.
Mosmarrëveshjet janë ngritur nga të dyja palët që nga pushtimi i plotë rus i Ukrainës, i cili shkaktoi vendime krizash të marra nën presionin e luftës dhe efekteve të saj.
Lëvizja e Gjermanisë për të shpenzuar deri në 200 miliardë euro për të subvencionuar çmimet e larta të gazit dhe refuzimi për të marrë në konsideratë një kufi të çmimit të energjisë në mbarë Bashkimin Evropian, mund t’i kushtojë kosto Francës dhe vendeve tjera sa i përket energjisë.
Thellësia e dallimeve u zbulua nga vonesa e fundit në një takim të rregullt të përbashkët të kabinetit midis Parisit dhe Berlinit, i cili do të ishte i pari i Scholzit si kancelar.
Pritjet e kufizuara për bisedimet e së mërkurës ishin të qarta nga orari i lëshuar nga zyra e Macronit, që nuk parashikonte konferencë të përbashkët shtypi.
Edhe
Macron e Merz pajtohen për një kapitull të ri në marrëdhëniet Francë-Gjermani
“Të dy liderët do të vazhdojnë bisedimet e tyre për mbrojtjen, ekonominë dhe energjinë me qëllim forcimin e bashkëpunimit franko-gjerman”, thuhet në një deklaratë të presidencës.
Dallimet midis dy ekonomive më të mëdha dhe më të populluara të BE-së – në të kaluarën shpesh ndërmjetësues të kompromisit midis 27 anëtarëve të bllokut – vlerësohet se po ndodhin në kohë të gabuar.