Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kampi i Trumpit tërheq pretendimet kryesore në padinë në Pennsylvania

Kampi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po heq dorë nga pjesa qendrore e padisë me të cilën kërkon të ndalojë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në Pennsylvania, shkruan agjencia AP. Demokrati Joe Biden e ka mposhtur Trumpin në këtë shtet dhe po ashtu është projektuar fitues i zgjedhjeve në SHBA.

Para seancës dëgjimore të martën, kampi i Trumpit ka hequr dorë nga pretendimet se qindëramijëra vota me postë apo me kusht – 682.479 më saktësisht – janë procesuar ilegalisht pa monitorimin e përfaqësuesëve.

Kampi i Trumpit ka zbehur padinë, e dorëzuar në gjykatën federale të dielën, me të cilën e ka synim ta bllokojë Pennsylvaninë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe shpalljes së Bidenit fitues. Në padi pretendohet se votuesit demokratë janë favorizuar karshi atyre republikanë.