Kandidati demokrat Joe Biden të martën është certifikuar fitues i zgjedhjeve presidenciale në Pennsylvania, duke i dhënë fund tri javë numërim të votave dhe një serie të tentimeve të dështuara ligjore nga presidenti Donald Trump, shkruan agjencia AP.
Guvernatori demokrat Tom Wolf ka zbuluar në Twitter se Departamenti i Shtetit ka certifikuar votat për presidentin dhe zëvendëspresidentin.
Pennsylvania jep 20 vota elektorale në zgjedhjet e SHBA-së. Bideni është projektuar fitues i zgjedhjeve në SHBA. Sipas projeksioneve ai ka fituar 306 vota elektorale, karshi 232 sa i ka marrë Trumpi.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni me fitore bindëse në garën e Demokratëve në Karolinën e Jugut
-
Bideni zyrtarisht siguron mjaftueshëm vota nga Kolegji Elektoral për t’u bërë president
-
Arizona certifikon fitoren e Bidenit
-
Në goditje për Trumpin, gjykata e rrëzon padinë për votat e Pennsylvanias
-
Michigani certifikon fitoren e Bidenit