Një gjykatës në Pennsylvania ka hedhur poshtë padinë e ekipit të Donald Trumpit, që kishte synuar të bënte jovalide me miliona vota me postë në këtë shtet, njofton BBC.
Gjykatësi Matthew Brann ka thënë se padia, që është bazuar në pretendime për parregullsi, ka qenë “pa meritë”.
Kjo lëvizje hap rrugën për Pennsylvanian që javën e ardhshme ta certifikojë Joe Bidenin si fitues në këtë shtet. Bideni kryeson me më tepër se 80 mijë vota në Pennsylvania. Biden është projektuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Është goditja e radhës që ka marrë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që po mundohet të përmbysë humbjen e zgjedhjeve më 3 nëntor.
Ai ka refuzuar ta pranojë humbjen dhe ka bërë akuza për mashtrime të mëdha në zgjedhje, pa ofruar fakte.
Sipas projeksioneve Bideni ka mposhtur Trumpin në vota elektorale me 306:232.
-
Në goditje për Trumpin, gjykata e rrëzon padinë për votat e Pennsylvanias
-
Kampi i Trumpit tërheq pretendimet kryesore në padinë në Pennsylvania
-
Gjykata e Lartë hedh poshtë padinë e republikanëve ndaj fitores së Bidenit
-
Gjykata e Lartë amerikane rrëzon padinë e republikanëve për zgjedhjet në Pensilvani
-
Gjykata e Lartë e Pensilvanisë hedh poshtë padinë që sfidonte zgjedhjet