Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kamboxhia u bën thirrje të rinjve të mos humbin “dinjitetin” për Shën Valentin

Të rinjve në Kamboxhia u është kërkuar të shmangin humbjen e “dinjitetit” për Shën Valentin, pasi autoritetet lëshuan paralajmërime për rrezikshmëri të seksit paramartesor, shkruan BBC të mërkurën.

Ministria e Arsimit urdhëroi shkollat “të marrin masa për të parandaluar aktivitetet e papërshtatshme në ditën e Shën Valentinit”.

Sipas Ministrisë, Shën Valentini nuk është “traditë e kombësisë sonë Kmere”.

Seksi para martesës, veçanërisht në mesin e grave, konsiderohet tabu në Kamboxhia.

Dita e Shën Valentinit është bërë e njohur në mesin e të rinjve në vendin e Azisë Juglindore vitet e fundit, me shumë dyqane në rrugë që shesin lule.

Por njerëzit me besime më tradicionale, social-konservatore e shohin atë si një festë të huaj që kërcënon kulturën budiste të vendit.

Chbab Srey (Kodi i Sjelljes për Gratë) përshkruan sjelljen që pritet nga gratë dhe vajzat në Kamboxhia. Sipas OKB-së, kodi sugjeron që gratë duhet të jenë “të virtytshme” në jetën shtëpiake.

Edhe Shën Valentini: Historia dhe kuptimi i festës së dashurisë Kuriozitet Shën Valentini: Historia dhe kuptimi i festës së dashurisë

Autoriteti Kombëtar i Ndihmës së Kamboxhias gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të shmangin përfshirjen në aktivitet seksual dhe u kërkoi atyre të shënojnë rastin duke festuar dashurinë e tyre për familjen dhe miqtë.

Kamboxhia nuk është i vetmi vend ku 14 shkurti ka shkaktuar polemika në të kaluarën. Polemika ka pasur edhe në Arabinë Saudite, Pakistan e Indi.