Ekonomia e shtetit të Kalifornisë, pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kaluar atë të Japonisë, duke u bërë ekonomia e katërt më e madhe në botë, ka raportuar “BBC”.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i ka cituar të dhënat e reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (KMN) dhe të Byrosë për Analiza Ekonomike të SHBA-së, që tregojnë për rritjen ekonomike të Kalifornisë.
Të dhënat tregojnë se Bruto Produkti Vendor i Kalifornisë (GDP) ka arritur 4.10 trilionë dollarë në vitin 2024, duke kaluar Japoninë, që kishte vetëm 4.01 trilionë dollarë.
Tani shteti ka para vetes vetëm Gjermaninë me 4.65 trilionë dollarë, Kinën me 18.74 trilionë dollarë dhe SHBA-në si tërësi me 29.18 trilionë dollarë. Po ashtu këto të dhëna kanë treguar se Kalifornia e ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në mesin e këtyre vendeve.
-
Kina shënon suficit historik tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh pavarësisht tarifave të Trumpit
-
Ekonomia amerikane shumë më e fortë se sa pritej
-
"The Economist": Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë
-
Ekonomia amerikane tkurret për 0.3 për qind