Botë

Kafeja mbërrin çmim rekord

Kafeina

Kafeja

Konsumuesit e kafesë do të mund të detyrohen të paguajnë më shtrenjtë për pijen e preferuar, pas rritjes së çmimit të produktit në tregjet ndërkombëtare. Kafeja tani ka arritur çmim rekord.

Siç shkruan BBC, sivjet çmimi i kafesë është shtrenjtuar për rreth 80 për qind. 

Ngritja e çmimit ndodh për shkak se të korrat në nivel botëror pritet të tkurren pasi dy prodhuesit më të mëdhenj të kafesë, Brazili dhe Vietnami, janë goditur nga moti i papërshtatshëm. 

Sipas raportimit, 0.45 kilogramë të kafesë arabica tani kushtojnë mbi 3.44 funte britanike. Çmimi më i lartë deri tash mbetet ai i vitit 1977, pas reshjeve të papritura të borës në Brazil.

Kafeja është produkti i dytë më i tregtuar në botë, pas naftës.

Popullariteti i saj është në rritje. Vetëm Kina ka konsumuar dyfish më shumë në dekadën e fundit.