Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, tha sot se Mariupoli së shpejti do të çlirohet plotësisht.
Ai shtoi se detyrat kryesore janë kryer dhe se kanë mbetur vetëm “një pjesë e vogël e ndjekësve të Stepan Banderas”.
“Së shpejti Mariupoli do të jetë 100 për qind i lirë. Në parim, detyrat kryesore janë kryer këtu. Kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël e ndjekësve të Banderas. Ne po punojmë për këtë dhe ajo punë do të përfundojë”, ka shkruar Kadyrov në Telegram.
Ai shtoi se operacioni special në Mariupol u mbikëqyr nga deputeti i Dumës së shtetit çeçen, Adam Delimkhanov, që sipas vlerësimit të tij, do të thotë se mund të konsiderohet se rezultati i dëshiruar do të arrihet plotësisht, transmeton RIA Novosti.