Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kadyrovi reagon pas lajmeve se është në gjendje kritike shëndetësore

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov postoi një video duke ecur me familjen në rrjetin social Vkontakte, duke e quajtur atë “fund të mrekullueshëm të darkës”.

Me videon e postuar, ai ka mohuar lajmet se është në gjendje kritike shëndetësore.

“Shëtitja e mbrëmjes ishte përfundim i mrekullueshëm i darkës me familjen. Përfitoni nga këto momente të lumtura, miq. Gjeni kohë dhe kushtojini më shumë vëmendje familjes suaj”, ka shkruar Kadyrov ndër të tjera.

Një përfaqësues i shërbimit inteligjent të mbrojtjes të Ukrainës, Andrii Yusov, ka thënë më herët se Kadyrov ishte në gjendje kritike shëndetësore. Më vonë u shfaq informacioni se ai ishte në koma.

Supozohet se Kadyrovi e ka publikuar këtë video për t'i dhënë fund spekulimeve për shëndetin e tij, por edhe për të treguar se është ende i pranishëm në ngjarjet rajonale, duke deklaruar se i duhet pushim për planet e reja në të ardhmen.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës e vendosi Kadyrovin në listën e të kërkuarve në shtator të vitit të kaluar. Sipas këtyre neneve, Kadyrov përballet me një dënim nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.