Udhëheqësi çeçen dhe miku i presidentit rus Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov, ka publikuar një video të çuditshme propagandistike, ku shihet duke vrapuar dhe duke gjuajtur me pushkë në qiell. Videoja u publikua për të treguar mbështetjen për pushtimin rus të Ukrainës.
Videoja 30-sekondëshe nuk tregon skena aktuale nga lufta. Në vend të kësaj, me atë që duket të jetë muzikë në sfond nga filmi "Rambo", Kadyrov, i veshur me syze dielli dhe një sharrë elektrike me zinxhir të lidhur rreth gjoksit të tij, shfaqet duke vrapuar pranë një vargmali ndërsa automjetet e sigurisë e ndjekin atë. Më pas qëllon me kallashnikovë në ajër ndërsa automjetet qarkullojnë rreth tij.
Nuk është e qartë saktësisht se kur është realizuar videoja ose sa para ka investuar për ta bërë atë, por ilustron në mënyrë të përkryer pse lideri çeçen, i cili mburret për pamëshirshmërinë e tij, u tall gjerësisht për paraqitjet gjatë luftës në Ukrainë.
Megjithëse videoja mblodhi më shumë se 700 mijë pëlqime në llogarinë zyrtare të Telegram, ajo u bë objekt talljeje nga aktivistët ukrainas në Twitter. Së bashku me videon, Kadyrov postoi një poezi në Telegram që lavdëron fitoren ruse në Alpet zvicerane kundër ushtrisë franceze më 1799.
-
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov akuzon ligjvënësit rusë për komplot për ta vrarë
-
Veprimi i çuditshëm i Kadyrovit, filmohet duke shtyrë një veturë të Toyotas
-
Djali i mitur i Kadyrovit merr post të lartë në shtet
-
Kadyrovi reagon pas lajmeve se është në gjendje kritike shëndetësore
-
Çka po ndodh me kreun e Çeçenisë, ndryshon “rrënjësisht” pamjen