Udhëheqësi i çeçenëve, Ramzan Kadyrov, ka bërë të ditur se ka dërguar ushtarët e tij për të luftuar kundër grupit Wagner.
Grupi i mercenarëve ka nisur një rebelim që nga mbrëmja e djeshme. Wagneri po synon të futet në Moskë. Deri tash raportohet se ka nën kontroll qytetin e Rostovit dhe Voronezhit.
Kadyrovi njihet si aleat besnik i presidentit Vladimir Putin.
Ai ka thënë, ashtu sikurse Putini, se kjo çfarë po bën Wagneri është sikur "thikë pas shpine".
Artikuj të ngjashëm
-
Kadyrov: Rusia duhet të luftojë në Ukrainë deri në fund
-
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov akuzon ligjvënësit rusë për komplot për ta vrarë
-
Putini zhvillon vizitë të papritur në Çeçeni
-
Lideri çeçen takon Putinin, i ofron më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë
-
Çfarë është grupi Wagner dhe ku janë luftëtarët e tij?