Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar një projektligj të paraqitur nga ministri i Brendshëm konservator Alexander Dobrindt, që do ta kufizojë ribashkimin familjar për disa refugjatë.
Kufizimet për ribashkim familjar do t’i preknin imigrantët në Gjermani me të ashtuquajturin “status plotësues mbrojtjeje” – domethënë, njerëzit që nuk kanë status të plotë të refugjatit, por lejohen të qëndrojnë në vend për shkak të kërcënimit të persekutimit politik në vendet e tyre të origjinës.
Po ashtu u miratua një projektligj që do ta shfuqizojë mundësinë që imigrantët e integruar mirë të bëhen shtetas gjermanë pas tre vjetësh qëndrimi, ky ligj ishte prezantuar nga qeveria e mëparshme gjermane. Rregullat parashihnin që imigrantët e integruar mirë të aplikonin për shtetasi gjermane pas tre vjetësh në vend të pesë vjetëve.
Dy projektligjet, duhet të miratohen ende në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë.
-
Gjermania e kufizon të drejtën e ribashkimit familjar për refugjatët
-
Gjermania e shfuqizon programin e marrjes së përshpejtuar të nënshtetësisë
-
Qeveria gjermane miraton projektligjin për shërbimin vullnetar ushtarak
-
Gjermania do të lehtësojë shpalljen “të sigurta” për disa vende prej nga vijnë azilkërkuesit
-
Gjermania pritet t’i përgjysmojë kuotat e lejeve të punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor