Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Juncker: Polonia zor se largohet nga Bashkimi Evropian

Foto: Koha

Polonia zor se do të largohet nga Bashkimi Evropian, edhe nëse Partia euroskeptike në pushtet, e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) siguron rizgjedhjen këtë vit, ka thënë kreu ekzekutiv i BE-së, Jean-Claude Juncker, në një intervistë të publikuar të hënën.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një të përditshmjeje polake, “Rzeczpospolitaon”, rreth asaj nëse nëse do të ketë “Polexit” pas zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës në Poloni, Juncker ka thënë: “Jo”, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

“Polonia është me në (Bashkimin Evropian) pasi që kemi vlera të përbashkëta”, ka thënë Juncker. Deklarata e tij ka ardhur teksa fronti më i madh opozitar në Poloni ka paralajmëruar se PIS mund ta largojë shtetin nga BE-ja.

PiS ka qenë në kurs të përplasjes me Komisionin Evropian rreth qasjes që kanë autoritetet karshi gjykatave polake. Shumica e shteteve të BE-së e kanë mbështetur komisionin.

I shqetësuar rreth shpërfilljes prej qeverisë të standardeve demokratike në shtetin 38-milion banorësh, komisioni ka nisur një procedurë të papresedencë për të konstatuar nëse Polonia është duke e respektuar sundimin e ligjit.

Artikuj të ngjashëm