Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të synojë raporte më të mira me Rusinë, por duke mos u tërheuqr nga standardet e veta.
“Nuk ekziston siguri evropiane për shekujt e ardhshëm pa Rusinë”, u tha sot Juncker ambasadorëve të Bashkimit Evropian në një tubim në Bruksel, dhe ka shtuar se këto raporte duhet të bëhen “pa u tërhequr nga vlerat dhe parimet tona, siç është aneksimi i Krimesë dhe të tjerat”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuncker disa herë ka bërë thirrje për përmirësim të raporteve me Moskën, që ishin tensionuar për shkak të aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës, në mars të vitit 2014, dhe për shkak të vazhdimit të mbështetjes për separatistët në pjesën lindore të këtij vendi.
Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 10 mijë vetë.