Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Shtetet e Bashkuara tash “nuk janë më të interesuara në garantimin e sigurisë së Evropës” dhe se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet për më tepër mbrojtje dhe bashkëpunim në siguri, në mesin e anëtarëve të vet.
Duke folur sot në një konferencë të sigurisë në Pragë të Çekisë, zoti Juncker tha se Evropa “nuk ka zgjidhje tjetër por t’i mbrojmë interesat tonë në Lindjen e Mesme, në ndryshimet klimatike dhe në aranzhimet tona tregtare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto komente të zotit Juncker u bën pas kritikave të shpeshtuara të presidentit amerikan, Donald Trump, se disa vende evropiane, anëtare të NATO-s, kanë dështuar t’i plotësojnë premtimet për shpenzime dhe pas vendimit të tij që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga marrëveshja për klimën, e arritur në Paris në vitin 2015.