Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka dënuar “sulmet e neveritshme” të Rusisë kundër civilëve ukrainas në Bucha dhe Irpin, duke i përshkruar ato si “krime lufte” dhe duke shtuar se “nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vihet në vend”, shkruan BBC.
“Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë edhe më shumë dëshmi se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë. Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta. Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë”, ka thënë ai.
Johnson shtoi: “Mbretëria e Bashkuar ka qenë në ballë të mbështetjes së hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë”.
-
Johnson: Pamjet në Bucha nuk janë larg gjenocidit
-
Johnson: Do të kërkojmë llogari nga Putini për krimet e tij të tmerrshme
-
Johnson: Do të vazhdojmë t’ia shtrëngojmë lakun Rusisë
-
Johnson: Putini po përdor taktika barbare kundër civilëve në Ukrainë
-
Trudeau: Varret masive të zbuluara në Ukrainë janë dëshmi e krimeve ruse