Botë

Johnson nuk sheh kthim të marrëdhënieve normale me Putinin

kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se nuk mendon se marrëdhëniet me Vladimir Putin mund të “rinormalizohen” duke akuzuar liderin rus për “shkelje të rëndë” të të drejtave të njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare me pushtimin e tij në Ukrainë.

“Asgjë nuk është e pamundur, mendoj por thjesht nuk mund të shoh se si mund t’i rinormalizojmë marrëdhëniet me Putinin tani. Ai ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare. Ai është fajtor për një sulm absolutisht barbar ndaj një vendi krejtësisht të pafajshëm. Dhe nëse do të rinormalizoheshin marrëdhëniet do të bënim gabimin që bëmë në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë. Dhe nëse ukrainasit do të bënin ndonjë lloj marrëveshjeje me Putinin tani, rreziku është që ai do të bënte saktësisht të njëjtën gjë, dhe ata e dinë këtë. Pra, përgjigja e shkurtër është jo. Nuk ka normalizim dhe Mbretëria e Bashkuar është e qartë lidhur me këtë”, ka thënë ai.

Britania e Madhe është zotuar se do t’i vijë në ndihmë Suedisë dhe Finlandës nëse të dyja vendet sulmohen.