Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në fjalimin e tij para parlamentit ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Minskut duke njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore.
Ai thotë se “fjalimi nxitës” i Putinit mohoi se Ukraina kishte ndonjë traditë të shtetësisë së vërtetë dhe “hodhi shumë akuza të tjera të rreme”.
Ai u ka thënë deputetëve se duke njohur rajonet separatiste të Ukrainës, Vladimir Putin po planifikon “pretekstin për pushtim” të pjesës tjetër të Ukrainës.
“Ne nuk duhet të përgatitemi për fazat e ardhshme të planit të Putinit”, thotë Johnson.
Ai u ka thënë deputetëve të presin një ofensivë të përgjithshme prej afro 200,000 trupash.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se nëse ndodh më e keqja, atëherë një komb evropian prej 44 milionë burrash, gra dhe fëmijë do të bëhen objektivi i një lufte agresioni në shkallë të plotë, të zhvilluar pa asnjë copëz justifikimi.
Edhe
Johnson: Putini nuk do ta pushtonte Ukrainën nëse do të ishte grua
Ai tutje ka shtuar se nëse situata nuk ndryshon, përpjekjet më të mira të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë për të shmangur konfliktin përmes diplomacisë së durueshme mund të jenë të kota.
“Të gjithë jemi përpjekur të gjejmë një rrugë paqësore për të kaluar këtë krizë”, ka thënë ai.