Johnson & Johnson ka bërë të ditur të premten planin për ndarjen në dy kompani, me njërën të koncentruar në barëra dhe pajisje mjekësore dhe tjetrën të koncentruar në produktet e konsumit.
Ndarja e kompanisë shënon një ndryshim monumental në historinë 135-vjeçare të kompanisë së kujdesit shëndetësor.
Johnson & Johnson pritet që ta finalizojë ndarjen brenda 18-24 muajsh, kohë kjo gjatë së cilës do të mbajë njësitë e saj farmaceutike dhe pajisje mjekësore që shesin produkte të tilla si vaksina COVID-19 dhe trajtimet e kancerit.
Fraksioni tjetër do të përfshijë produkte të shëndetit të konsumatorit, duke përfshirë katër megamarka prej 1 miliard dollarësh dhe 20 marka me vlerë 150 milion dollarë ose më shumë. Këto marka variojnë nga Tylenol, Motrin dhe Zyrtec tek Band-Aid, Listerine dhe Neutrogena.
“Ndarja e planifikuar do të krijonte dy liderë globalë që janë të pozicionuar më mirë për të ofruar rezultate të përmirësuara shëndetësore për pacientët dhe konsumatorët përmes inovacionit, për të ndjekur strategji biznesi më të synuara dhe për të përshpejtuar rritjen,” ka bërë të ditur Johnson & Johnson në një njoftim për shtyp.
Gjiganti i kujdesit shëndetësor, parashikon që segmenti i tij i pajisjeve farmaceutike dhe mjekësore do të mbledhë rreth 77 miliardë dollarë të ardhura këtë vit, ndërsa grupi i tij i shëndetit të konsumatorëve pritet të fitojë rreth 15 miliardë dollarë.
Edhe
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
Alex Gorsky do të shërbejë si kryetar ekzekutiv i Johnson & Johnson dhe Joaquin Duato do të zhvendoset për të qenë CEO, duke filluar nga janari, ka njoftuar kompania më parë.
Johnson & Johnson në këtë mënyrë po ndjek hapat e rivalëve të tjerë si Pfizer, e cila po lançon një biznes të përbashkët për shëndetin e konsumatorit me GlaxoSmithKline në 2022. Gjiganti tjetër farmaceutik “Merck” gjithashtu hoqi më parë njësinë e tij të shëndetit të konsumatorëve.
-
Miliarderi që u përpoq ta ngadalësojë plakjen, diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Paralajmërohet mundësia për rritjen e numrit të llojeve të barnave në treg
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit