Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ilaçet kundër tuberkulozit deri në gjysmë dollari në dhjetëra vende të varfra

Gjiganti farmaceutik Johnson & Johnson ka arritur një marrëveshje për të lejuar që me versionet gjenerike të ilaçit të tij të tuberkulozit të furnizohen vendet me të ardhura të ulëta, raportoi të martën “The Guardian”.

Vendimi i J&J do të lejojë koalicionin Stop TB Partnership të prokurojë dhe furnizojë bedaquiline gjenerike në 44 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme përmes Fondit të tij Global të Barnave (GDF).

“Mbetemi të shqetësuar që J&J ruan autoritetin global për të përcaktuar qasjen në versionet gjenerike të bedaquiline që shpëtojnë jetë në vendet me një ngarkesë të lartë të TB, edhe pas skadimit të patentës kryesore”, tha Christophe Perrin, farmacist për mbrojtjen e TB-së për fushatën e MSF Access, e cila mbron trajtime mjekësore të përballueshme dhe të disponueshme.

Çmimi i ilaçit kundër tuberkulozit në këto vende ka rënë nga 1.50 dollarë në 0.50.