Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Joe Bideni merr vaksinën anti-COVID

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sapo ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID të Pfizerit.

Biden e ka marrë këtë vaksinë në një spital në Newark, Delaware.

Ai u ka bërë thirrje amerikanëve që ta marrin vaksinën, shkruan Reuters.

Politikanë të tjerë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin Mike Pence, kryetaren e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe liderin e shumicës në Senat, Mitch McConell, kanë marrë vaksinën të premten.

Në SHBA deri më tash 317,684 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe janë infektuar afër 17.9 milionë të tjerë.

 

Joe Biden just received the COVID-19 vaccine — here’s what he had to say about it and why ‘there’s nothing to worry about’

Posted by NowThis on Monday, December 21, 2020

 

Artikuj të ngjashëm