Partia e ekstremit të djathtë, “Fuqia Hebraike”, ka njoftuar se po largohet nga qeveria izraelite në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së armëpushimit.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, së bashku me Yitzhak Wasserlauf dhe Amichai Eliyahu, dorëzuan letrat e tyre të dorëheqjes mëngjesin e së dielës, raporton BBC.
Ben-Gvir ka qenë prej kohësh një kundërshtar i zëshëm i marrëveshjes së armëpushimit dhe ka shtyrë që Izraeli të vazhdojë operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit në Gaza.
Në letrën e dorëheqjes së tij, Ben-Gvir ka thënë se nuk do të punonte për të rrëzuar qeverinë, por e quajti marrëveshjen e armëpushimit një "fitore të plotë për terrorizmin".
Shtyhet hyrja në fuqi e armëpushimit në Gaza, kryeministri izraelit akuzon Hamasin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se armëpushimi në Gaza është shtyrë derisa Hamasi ta publikojë...-
Ministri izraelit: Ka ardhur koha të përdorim forcën tonë të plotë në Gaza
-
Ministri izraelit i Sigurisë, Ben-Gvir kundërshton armëpushimin me Hezbollahun
-
Ministri izraelit: Teherani duhet të digjet sonte
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Izraeli po e shqyrton propozimin e ri të Hamasit për armëpushim dhe lirim të pengjeve