Sidnej, 9 prill – Një parti shumë e vogël australiane e ekstremit të djathtë kundër emigracionit miratoi zyrtarisht emrin e ”Jelekverdhëve Australi”, me shpresën për të rritur radhët e saj, nxitur nga popullariteti i lëvizjes antikonformiste franceze në zgjedhjet kombëtare të planifikuara muajin e ardhshëm në ishullin kontinent.
Kjo parti, e cili deri më tani emërohej ”Australian Liberty Alliance” (”Aleanca Australiane për Lirinë”) sqaroi se komisioni zgjedhor miratoi ndryshimin e emrit pikërisht në momentin e duhur për t’i lejuar kësaj force politike të bëjë fushatë nën emërtimin e ri.
Liderja e partisë, Debbie Robinson shpjegoi përzgjedhjen e emrit “Yellow Vest Australia” nisur nga fakti se ”jelekverdhët” në Francë përfaqësojnë sipas saj elektoratin e pakënaqur që ngre si shqetësim globalizimin, emigracionin dhe koston e jetesës.
”Ne duam ta zhvendosim këtë lëvizje të rrugës dhe ta çojmë në Parlament. Ne do të jemi shteti i parë në botë që do të hedhim një hap të tillë’’, vijon ajo në një video të postuar në internet/ ATSH-AFP.
-
AfD-ja bën thirrje për zgjedhje të reja në Gjermani
-
AfD-ja planifikon ta sfidojë vendimin që e shpall ekstremiste të djathtë
- E djathta ekstreme evropiane si rrezik për Kosovën
-
E djathta ekstreme austriake kërkon rrugën drejt pushtetit pas fitores në zgjedhje
-
Austria voton në zgjedhjet nacionale, ekstremi i djathtë pritet të fitojë