Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Javier Milei “trazon” Argjentinën

Javier Millei

Politikani i ekstremit të djathtë, Javier Milei, admirues i ish-presidentin amerikan, Donald Trump, ka marrë pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet primare të Argjentinës

Zgjedhjet primare, në të cilat marrin pjesë kandidatët presidencialë nga të gjitha partitë, vlerësohen si një tregues kyç për zgjedhjet presidenciale të 22 tetorit.

Javier Milei i tejkaloi pritjet duke fituar 30% të votave dhe duke mposhtur politikanë më të njohur.

Mediat argjentinase e kanë cilësuar rezultatin si një “tërmet politik”.

Zgjedhjet primare në Argjentinë ndryshojnë nga ato në vendet e tjera, pasi nuk janë të kufizuara vetëm për anëtarët e partisë, por janë të hapura për të gjithë ata që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Votimi është gjithashtu i detyrueshëm.

Prandaj, kushdo që fiton më shumë vota, shihet si favorit për zgjedhjet presidenciale të 22 tetorit.

Edhe Milei fiton bindshëm në zgjedhjet e mesmandatit në Argjentinë Botë 8 muaj më parë Milei fiton bindshëm në zgjedhjet e mesmandatit në Argjentinë

Sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve primare kishin renditur Milei-n pas Ministrit të Ekonomisë së qendrës së majtë, Sergio Massa dhe kandidates konservatore, Patricia Bullrich.

Por me më shumë se 97% të votave të numëruara, Milei arriti të fitonte 30.06% të votave, duke lënë mbrapa Bullrich me 28.27% dhe Sergio Massa me 27.24%.

Milei është një ish-personalitet televiziv. Pavarësisht se ka shërbyer si kongresmen që nga viti 2021, atij i pëlqen ta portretizojë veten si një i huaj politik.

Pikëpamja e tij anti-establishment e ka bërë atë të dashur për votuesit argjentinas, tashmë të zemëruar me qeveritë aktuale dhe ato të mëparshme për shkak të dështimit në zgjidhjen e krizës ekonomike të Argjentinës.

Milei ka nisur sulme të ashpra ndaj rivalëve të tij nga partitë politike të vendit.

Duke folur pas zgjedhjeve primare të dielën, ai u tha mbështetësve të tij se “ne kemi arritur të ndërtojmë këtë alternativë konkurruese që do t’i japë fund kastës politike parazite, hajdute dhe të padobishme”.

Edhe Tjetër besëtytni nga argjentinasit për finalen ndaj Spanjës Botërori 2026 5 d. më parë Tjetër besëtytni nga argjentinasit për finalen ndaj Spanjës

52-vjeçari ka thënë se nëse fiton, ai do të shfuqizojë bankën qendrore të Argjentinës, do të zëvendësojë peson me dollarin amerikan dhe do të privatizojë firmat shtetërore që po shkaktojnë humbje të mëdha.

Në një politikë që sjell ndërmend ish-udhëheqësin e ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, Milei propozoi gjithashtu lehtësimin e kontrollit të armëve.

Ai ka deklaruar gjithashtu se është kundër abortit nëse jeta e nënës nuk është në rrezik.

Ndërkohë kandidatët që dolën të dytët dhe të tretët, Patricia Bullrich dhe Sergio Massa, tani do të përpiqen të fitojnë terren përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 22 tetor.

Një raund i dytë me dy pretendentët kryesorë do të mbahet më 19 nëntor nëse asnjë kandidat nuk arrin 45% të votave - ose 40% me një avantazh prej 10 për qind - të nevojshme për të fituar plotësisht.

Edhe Presidenti i Argjentinës gjuhet me gurë në Buenos Aires për shkak të një skandali korrupsioni Botë 10 muaj më parë Presidenti i Argjentinës gjuhet me gurë në Buenos Aires për shkak të një skandali korrupsioni

Me më pak se katër pikë përqindje distancë midis tre kandidatëve kryesorë në zgjedhjet paraprake, një rund i dytë aktualisht duket shumë i mundshëm.

Përktheu: Forca Jashari