Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Milei, i ekstremit të djathtë, president i ri i Argjentinës

Javier Milei, një autsajder nga ekstremi i djathtë, është zgjedhur president i ri i Argjentinës. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën.

Me fitoren e tij, ligjvënësi i ri i Argjentinës e ka futur vendin në të panjohurën në lidhje me atë se sa ekstreme do të jenë politikat e tij, pas fushatës të tij të fuqishme. Milei mundi me lehtësi ministrin aktual të Ekonomisë, Sergio Massa. Milei fitoi 55.7% të votave të fituara kundrejt 44.3% të Massas.

Milei fitoi në 21 nga 24 provincat e vendit dhe Massa e kishte pranuar humbjen edhe përpara se autoriteti zgjedhor të fillonte t’i shpallte rezultatet preeliminare. Menjëherë pas fitores Milei ka thënë se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael. Ai do ta marrë detyrën më 10 dhjetor. Milei 53-vjeçar, një anarko-kapitalist i vetëquajtur, bëri bujë me denoncimet e tij ndaj “kastës politike” në programet televizive.

Premtimi i tij për ndryshim të menjëhershëm rezonoi me argjentinasit e lodhur nga inflacioni e kriza ekonomike.

Pasi ta marrë detyrën, ai ka premtuar se do t’i ulë shpenzimet qeveritare, e do të bëjë reforma në ekonomi, shëndetësi dhe arsim.

Një admirues i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ai gjithashtu e ka paraqitur veten si një kryqtar kundër zvarritjes së socializmit global me plane për të spastruar qeverinë nga politikanët e korruptuar.