Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka deklaruar se njerëzit janë “xhelozë” sepse argjentinasit janë “të mirë në thuajse çdo gjë”.
Pati shumë kritika për sjelljet e argjentinasve pas përfundimit të Botërorit. Argjentina u mposht 1:0 nga Spanja në finale.
Presidenti Milei e shikoi finalen nga shtëpia, për shkak të besëtytnisë që ka. Sipas tij, kjo i sjellë fat Argjentinës në turne.
Milei është President i Argjentinës prej vitit 2023.
“Problemi me Argjentinën është se ne jemi tërheqës, dalim në pah, njerëzit na xhelozojnë sepse jemi të mirë thuajse në çdo gjë. Më falni, por dikush duhej ta thoshte këtë”, ka deklaruar Milei ndër të tjera në rrjetet sociale të premten.