Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se Japonia do t’i ofrojë Ukrainës një ndihmë financiare në vlerë 5.5 miliardë dollarëshe, ndërsa po afrohet njëvjetori i pushtimit rus të Ukrainës, raporton BBC.
Japonia i ka dhënë Ukrainës 600 milionë dollarë, si dhe ndihmë financiare qindra miliona dollarë, është thënë nga Kishida.
Kishida, duke folur në një simpozium të një think tanku në Tokio, ka thënë: “Ka ende nevojë për të asistuar njerëzit jetesa e të cilëve është shkatërruar nga lufta, dhe po ashtu duhet rindërtuar infrastruktura e shkatërruar”.
Ai po ashtu ka njoftuar se Japonia do të jetë nikoqire e videokonferencës së liderëve të G7 me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, në njëvjetorin e fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
-
G7-a do t’i ofrojë Ukrainës 50 miliardë dollarë kredi nga asetet e sekuestruara ruse
-
Japonia furnizon Ukrainën me ndihma ushtarake
-
Kryeministri japonez shkon në Ukrainë derisa presidenti kinez po qëndron në Rusi
-
G7 premton 18.7 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
-
Japonia do të ofrojë ndihmë shtesë për Ukrainën dhe vendet fqinje