Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia furnizon Ukrainën me ndihma ushtarake

Japonia ka konfirmuar planin e saj për të ofruar 100 automjete ushtarake për Ukrainën në shenjë të përkrahjes së madhe për vendin e shkatërruar nga lufta.

Gjatë një ceremonie simbolike në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ishin ekspozuar dy kamionë, zëvendësministri japonez i Mbrojtjes ia dorëzoi ambasadorit të Ukrainës në Japoni dokumentin që përmban listën e tri llojeve të automjeteve të mbrojtjes.

Dorëzimi i automjeteve, së bashku me 30 mijë pako ushqimore emergjente, bazohet në premtimin e kryeministrit Fumio Kishida ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë bisedimeve të tyre në Hiroshima gjatë Samitit të G-7-s.

Japonia gjithashtu do të pranojë ushtarë ukrainas të plagosur në një spital të Forcave të Vetëmbrojtjes.

Japonia gjithashtu ka kontribuuar më shumë se 7 miliardë dollarë në Ukrainë.

Ajo ka pranuar më shumë se 2 mijë ukrainas të zhvendosur dhe i ka ndihmuar ata me asistencë për strehim dhe mbështetje për punë dhe arsim, lëvizje e rrallë në një vend që njihet për politikën e tij të rreptë të imigracionit.