Zyrtarët japonezë kanë miratuar planet kontroverse për të ndërtuar kompleksin e parë të lojërave të fatit në vend.
Kompleksi do të hapet në Osaka në vitin 2029, raportoi BBC.
Kazinotë kanë qenë ilegale për kohë të gjatë në Japoni. Por, një ligj që u miratua më 2018 ofroi përjashtime për lojërat, si pokeri, për të krijuar vende pune dhe për të ndihmuar turizmin.
Opinioni publik është ndarë në dysh për këtë, me disa që shqetësohen për rritjen e krimit dhe varësisë nga bixhozi.
Përveç kazinosë, kompleksi do të përfshijë një hotel, një qendër konferencash, qendër tregtare dhe muze.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet spitali “turistik” në qendrën më të madhe të lojërave të fatit
-
Nga viti 2030, Japonia synon të transportojë mallrat pa kamionë e shoferë
-
Sekuestrohen pajisje të lojërave të fatit në Zveçan
-
Japonia në nivel tjetër të përgatitjes në raste emergjence
-
Tre të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se luanin bixhoz