Afro 2,500 migrantë, që përpiqeshin të kalonin nga Mesdheu në Evropë, janë shpëtuar gjatë ditës së djeshme, ka thënë Roja bregdetare italiane.
Shumica e 2,500 migrantëve ishin shpëtuar në 18 operacione të ndara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizata Mjekët pa Kufij tha se mbrëmë vonë, “e kanë shpëtuar një barkë gome të mbushur me njerëz të tmerruar”, transmeton rel.
Njëherësh, Roja bregdetare e Libisë dje i ka zënë 906 migrantë në disa barka të drurit dhe të gomës, afër qytetit perëndimor, Sabratha, ka njoftuar sot një zëdhënës.
Trafikantët e njerëzve e kanë shfrytëzuar kaosin në Libi, prej përmbysjes dhe vrasjes së diktatorit, Muammar Qaddafi, në vitin 2011, për ta zgjeruar aktivitetin e tyre ilegal, por fitmiprurës.
Libia është vendi prej nga nisen më së shumti migrantë për të arritur në Evropë në rrugë detare.
Më se 60 mijë migrantë e kanë kaluar rrugën nëpër Mesdheun qendror nga Libia për në Itali, këtë vit.
Më se 1,800 njerëz e kanë humbur jetën në përpjekje për ta kaluar Detin Mesdhe, prej fillimit të këtij viti, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migrim.