Qeveria izraelite ka thënë se nuk do të pengojë aksin e ndihmës për Gazën nga Egjipti, ka raportuar BBC-ja të mërkurën.
Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu u tha se “nuk do të pengohen furnizimet humanitare nga Egjipti për sa kohë që janë vetëm “ushqim, ujë e ilaçe për popullsinë civile”.
Ndërsa, në njoftim u tha se Izraeli s’do të lejojë asnjë ndihmë humanitare nga territori i tij në Rripin e Gazës “për sa kohë që pengjet nuk kthehen”.
Rreth 1,300 palestinezë janë ende nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara në Gazë. Prej tyre, 600 janë fëmijë, ka thënë ministria e Shëndetësisë në këtë rajon.
Ministria po ashtu njoftoi se numri i të vdekurve nga sulmi i së martës në një spital në Gazë ka arritur në 471.
“Sulmet e vazhdueshme përbëjnë spastrim etnik dhe kërcënim për ekzistencën palestineze. 70 për qind e viktimave të agresionit izraelit janë fëmijë, gra dhe të moshuar”, u tha në konferencë.
-
Ndihma të tjera hidhen nga ajri në Rripin e Gazës
-
Hidhen ndihma mbi Rripin e Gazës
-
Izraeli intensifikon sulmet, liderët izraelitë fajësojnë Hamasin për tragjeditë në Gazë
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Izraeli injoron thirrjet për armëpushim