Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim duke thënë se beteja e Izraelit për të shtypur militantët e Hamasit në Gazë do të vazhdojë me “forcë të plotë”.
“Një armëpushim do të ishte i mundur vetëm nëse lirohen të 239 pengjet e mbajtura në Gazë”, ka deklaruar Netanyahu në një adresim të tij.
Udhëheqësi izraelit ka këmbëngulur gjithashtu se pas luftës, e cila tani hyn në javën e gjashtë të saj, Gaza do të çmilitarizohet dhe Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë atje. I pyetur se çfarë nënkuptonte me kontrollin e sigurisë, Netanyahu ka thënë se forcat izraelite duhet të jenë në gjendje të hyjnë lirisht në Gazë për të shënjestruar militantët. Ky pozicion i kryeministrit Netanyahu bie ndesh me skenarët e pasluftës të paraqitura nga aleati më i afërt i Izraelit, SHBA-ja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja e kundërshton një riokupim izraelit të Gazës dhe parashikon një qeveri të unifikuar palestineze në Gazë dhe Bregun Perëndimor si një hap drejt shtetësisë palestineze.
Presioni po rritej mbi Izraelin për armëpushim pasi mjekët e spitalit më të madh të Gazës njoftuan se gjeneratorit të fundit i kishte mbaruar karburanti, duke shkaktuar kështu vdekjen e dy foshnjave të lindura para kohe dhe katër pacientëve të tjerë. Ditët e fundit luftimet pranë spitalit Shifa dhe spitaleve të tjera në veri të Gazës janë intensifikuar dhe furnizimet kanë mbaruar. Por presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një intervistë për BBC-në, ka mohuar se spitali “Al-Shifa”, që është më i madhi në Gazë, ka mbetur pa energji elektrike. Mbi 11.100 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë që nga 7 tetori.
-
Netanyahu: S’ka shans që Izraeli të pajtohet për armëpushim të përhershëm, pa u shfarosur Hamasi
-
Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Lufta me Hamasin do të vazhdojë me forcën e plotë
-
Netanyahu akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit
-
Netanyahu urdhëron sulme mbi Gazë
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura