Ndihma të tjera janë hedhur mbi Rripin e Gazës të martën, derisa Izraeli po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në territorin e rrethuar. Përpjekjet për të ofruar ndihma nga deti dhe nga ajri vijnë në mes të alarmit në rritje për përhapjen e urisë në mesin e 2.3 milionë banorëve të Gazës, shkruan AP.
E kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të martën se do të vazhdojë me ofensivën e Izraelit dhe kritikoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim në luftime, duke thënë se ajo e kishte shtyrë Hamasin që të refuzonte një propozim të veçantë për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSecila palë e luftës ka këmbëngulur publikisht se ideja për fitore është e arritshme dhe ka hedhur poshtë përpjekjet ndërkombëtare për të frenuar gjakderdhjen. Lufta ka lënë të vrarë mbi 32 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Lufta filloi më 7 tetor, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan komunitetet në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë.
VIDEO:
🚨BREAKING: 18 DEAD DUE TO FAILED AIRDROPS.
The Government Media Office in Gaza in a press statement:
“18 Palestinians have been killed so far by mishandled airdrops of aid, including 12 who drowned while trying to get aid from the sea and six due to stampedes.
We hold the… pic.twitter.com/VazVIoAQTb