Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur të enjten se avionët e saj kanë sulmuar infrastrukturën në kufirin Liban-Siri, për të cilën IDF-ja thotë se po përdoret nga Hezbollahu “për të transferuar armë”.
IDF-ja ka thënë se qëllimi i saj është "të parandalojë hyrjen e armëve në Liban dhe armatimin e Hezbollahut" dhe do të vazhdojë "të sulmojë për të dëmtuar dhe shkatërruar aftësitë dhe infrastrukturën ushtarake".
Ministri i Transportit i Libanit, Ali Hamieh ka thënë se një sulm izraelit goditi skajin e një ure të vogël siriane që kalon në Liban.
Ndërkohë, të paktën 23 sirianë kanë mbetur të vrarë nga një sulm izraelit të mërkurën vonë në një ndërtesë në të cilën banonin punëtorë sirianë.
LEXO EDHE:
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
-
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
-
Izraeli kryen sulme të reja ajrore ndaj disa fshatrave në jug të Libanit