Izraeli ka dërguar qindra trupa të tjera në Bregun Perëndimor të pushtuar pasi një person i armatosur palestinez ka vrarë dy vëllezër dhe shpërthimit të dhunshëm të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.
Kolonët kanë djegur shtëpi e makina në shpërthimin më të keq të dhunës ndër dekada. Ngjarjet e së dielës filluan kur një person i armatosur palestinez qëlloi dhe vrau vëllezërit, 21-vjeçarin Hillel Yaniv dhe vëllain e tij 19-vjeçar Yagel Yaniv, nga vendbanimi hebraik Har Bracha, në një pritë me armë zjarri në qytetin palestinez Havara në veri të Bregut Perëndimor.
Personi i armatosur iku. Të dielën vonë, një burrë 37-vjeçar u qëllua dhe u vra nga zjarri izraelit, dy palestinezë u qëlluan dhe u plagosën dhe një tjetër u rrah me një shufër hekuri, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë shëndetësorë. Rreth 95 të tjerë po trajtoheshin për thithjen e gazit lotsjellës.
Të hënën në mëngjes, rruga Havara ishte e mbushur me kolona makinash të djegura dhe shumë ndërtesa. Dyqanet normalisht plot zhurmë mbetën të mbyllura. Mediat palestineze kanë raportuar se rreth 30 shtëpi dhe makina u dogjën.
-
Kolonët hebrenj dhe palestinezë përleshen në Bregun Perëndimor
-
Izraeli paralajmëron dërgimin e forcave shtesë në fshatin e rrethuar nga kolonët
-
Militantët izraelitë po mbajnë të rrethuara dy familje palestineze në Bregun Perëndimor
-
Kolonët izraelitë u kanë vënë zjarrin xhamive në Bregun Perëndimor, thonë palestinezët
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit