Ushtria izraelite ka publikuar të hënën pamjet e asaj që pretendon se ishte një hapësirë stërvitore me armë të gjetura në një xhami në zonën Jabaliya, në veri të Gazës, raporton agjencia “AP”.
IDF-ja ka thënë se përveç dhomës së përdorur për trajnime, u gjetën edhe “shumë armë - duke përfshirë automatikë, granata, gëzhoja, etj. - disa prej tyre brenda çantave të UNRWA-së”.
Izraeli është zotuar ta vazhdojë luftën deri në çrrënjosjen e grupit të Hamasit. Lufta Izrael-Hamas ka lënë të vrarë mijëra civilë palestinezë dhe ka dëbuar gati 85% të 2.3 milionë njerëzve të territorit nga shtëpitë e tyre. Nga sulmi befasishëm i Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor, të vdekur kanë mbetur 1.200 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli publikon armët për të cilat pretendon se Hamasi i përdori në sulmin e 7 tetorit
-
Ushtria izraelite në Gaza: Gjetëm tunele e shumë depo municionesh
-
Ushtria izraelite futet në spitalin e Gazës, thotë se aty u gjet armatim i Hamasit
-
Ushtria izraelite pretendon se Hamasi i ka mbajtur pengjet në spitalin e Gazës
-
Të paktën 23 të vrarë nga sulmi ajror i Izraelit në Gaza