Në Kombet e Bashkuara, gjegjësisht në Këshillin e Sigurimit, do të mbahet takimi i cili pritet të fokusohet kryesisht në situatën e krijuar në Lindjen e Mesme, përfshirë krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe ndalimin e flotiljes që synon të dërgojë ndihma.
Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme izraelite, thotë se nuk do të lejojnë flotijen që po transporton ndihma drejt Gazës, duke akuzuar Flotiljen Global Sumud se ka për qëllim t’i shërbejë Hamasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse dëshira e vërtetë e pjesëmarrësve në flotilje është të dërgojnë ndihmë humanitare dhe jo t’i shërbejnë Hamasit, Izraeli i bën thirrje anijeve të ankorohen në portin e Ashkelonit dhe ta shkarkojnë ndihmën aty, prej nga do të dërgohet menjëherë në Gaza në mënyrë të koordinuar,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme izraelite.
Organizatorët e flotiljes e kanë mohuar një gjë të tillë dhe kanë konfirmuar se aktualisht janë 51 anije të Flotiljes Globale të Lirisë që po udhëtojnë drejt Gazës.
E ndërkohë, Danny Danon përmes një postimi në platformën X, konfirmon se delegacioni i Izraelit nuk do të marrë pjesë as në bisedimet e nesërme, një ditë që do të dominohet nga diskutimet për situatën në Lindjen e Mesme. Ai thotë se Izraeli kishte kërkuar që seanca të zhvendosej, pasi ajo bie në Rosh Hashanah, një ditë e shenjtë që shënon Vitin e Ri Hebraik.
“Pavarësisht njoftimit tonë paraprak që seanca bie në Rosh Hashanah, Këshilli zgjodhi të mbajë debatin pikërisht në këtë ditë. Një diskutim i njëanshëm i mbajtur në një festë hebraike është edhe një dëshmi më shumë e hipokrizisë së OKB-së.”
Muajin e kaluar, një trup i mbështetur nga OKB konfirmoi se në Gaza kishte uri ekstreme, dhe shefi i ndihmave humanitare të OKB-së deklaroi se kjo ishte rezultat i drejtpërdrejtë i pengesave nga Izraeli për hyrjen e ndihmave në Gaza.
Ky raport u cilësua si një gënjeshtër nga Izraeli.